Anëtarësim Bazë
Ju mund të bëheni anëtar duke ndjekur këto hapa:
1. Klikoni në Klubi Tifozët e Kombëtares.
2. Klikoni në opsionin “ Regjistrohu”.
3. Ndiqni dhe plotësoni me kujdes kredencialet e kërkuara si emër, mbiemër, e-mail, numër ID, etj.
4. Zgjidhni në fund llojin e anëtarësimit, në këtë rast duhet të klikoni “Paketën Bazë”.5. Pasi të keni plotësuar të gjitha fushat përkatëse, klikoni “Dërgo”.
Anëtarësim “Silver”ose “Gold”
Ju mund të bëheni anëtar duke ndjekur këto hapa:
1. Klikoni në Klubi Tifozët e Kombëtares.
2. Klikoni në opsionin “ Regjistrohu”.
3. Ndiqni dhe plotësoni me kujdes kredencialet e kërkuara si emër, mbiemër, e-mail, numër ID, etj.
4. Zgjidhni në fund llojin e anëtarësimit. (Paketa Silver ose Paketa Gold)
5. Pasi të keni plotësuar të gjitha fushat përkatëse, klikoni “Dërgo”
6. Kontrolloni e-mail-in tuaj ku ju është dërguar një e-mail në lidhje me pagesën që duhet të kryeni, në mënyrë që të konfirmohet paketa e anëtarësimit.
7. Klikoni “Paguaj Tani”
8. Në faqen që shfaqet, menjëherë plotësoni të dhënat e kërkuara në mënyrë që të finalizohet pagesa.
9. Pasi të jenë plotësuar të dhënat e kartës me të cilën do të paguani, klikoni në “Kryej Pagesën”.
10. Nëse të dhënat janë plotësuar në mënyrë të saktë dhe regjistrimi është i vlefshëm, do të ju dërgohet menjëherë konfirmimi në e-mail tuaj së bashku me kodin personal.
11. Kodi personal do të përdoret për blerjen e biletave në rast eventi ose për blerjet në FSHF Shop online.
* Cfarë është kodi personal?
*Kodi personal është një numër shifror unik dhe personal i cili mund të përdoret vetëm nga anëtari.
*Kodi personal nuk mund të përdoret nga askush tjetër përvec personit të regjistruar.
*Kodi personal përdoret në blerjen e Biletave ose të produkteve në dyqanin tonë online, Fshf Shop në hapësirën përkatëse.
*Kodi personal bën të mundur blerjen e biletave të një eventi online në cdo sektor të lirë por edhe në sektorët e vecantë, të rezervuar për anëtaret e Klubit të Tifozëve.
*Kodi personal mundëson përfitimin e uljeve në dyqanin online FSHF shop.
*Mos e humbisni Kodin Personal.
* Cfarë duhet të bëj nëse më humbet kodi personal?
Nëse ju humbisni kodin personal ju lutemi të dergoni nje e-mail në tifozatekombetares@fshf.al.
Kodi i ri do t’ju dërgohet në e-mail tuaj personal.