Skip to content
  • +355 42 346 601
  • tifozatekombetares@fshf.al
  • Regjistrohu

Federata Shqiptare e Futbollit

  • Federata Shqiptare e Futbollit
  • Klubi Tifozet e Kombetares
  • Fshf.org
  • Anëtarësohu në Klubin Tifozët e Kombëtares
  • Ofertat tona
  • Shop
  • Media

Si mund te beheni anëtar i Klubit të Tifozeve?
Harruat fjalekalimin?

Përfitimet e anëtarësimit

Anëtarësimi bazë
Tarifa vjetore: 2,000 Lekë
Përfitimet:

  • Kodi personal unik
  • Newsletter
  • Mundësi e blerjes së 2 biletave (sektorët KAT3) për çdo ndeshje të ekipit Kombëtar A brenda vendit


Anëtarësimi “Silver”
Tarifa vjetore: 5,000 Lekë
Përfitimet:

  • Kodi personal unik
  • Newsletter
  • Mundësi e blerjes së 2 biletave (sektorët KAT2) për çdo ndeshje të ekipit Kombëtar A brenda vendit
  • 5% zbritje në shërbimet e partnerit Infinity Destinations (paketa turistike, transferta transporti rrugor, bileta udhëtimi)
  • 10% zbritje në shërbimin e partnerit Infinity Destinations (makina me qira)
  • 10% zbritje për akomodime në të gjithë hotelet e rrjetit VH HOTELS dhe çdo facilitet shtesë përgjatë akomodimit ( Wellness, Spa dhe Fitness)
  • 15% zbritje në turin e stadiumit “Arena Kombëtare”
  • 5% zbritje në çdo artikull të blerë në FSHF shop


Anëtarësimi “Gold”
Tarifa vjetore: 12,000 Lekë
Përfitimet:

  • Kodi personal unik
  • Newsletter
  • Qasje në përmbajtje ekskluzive
  • Mundësi e blerjes së 4 biletave për çdo ndeshje të ekipit Kombëtar A brenda vendit 
  • 5% zbritje në shërbimet e partnerit Infinity Destinations (paketa turistike, transferta transporti rrugor, bileta udhëtimi)
  • 15% zbritje në shërbimin e partnerit Infinity Destinations (makina me qira)
  • 20% zbritje për akomodime në të gjithë hotelet e rrjetit VH HOTELS  dhe çdo facilitet shtesë përgjatë akomodimit (Wellness, Spa dhe Fitness)
  • 15% zbritje në turin e stadiumit “Arena Kombëtare”
  • 10% zbritje në çdo artikull të blerë në FSHF shop  
  • Mundësia e një turi në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Muzeut 
  • Mundësia e ndjekjes së një stërvitjeje të hapur të ekipit Kombëtar 
  • “Meet and Greet” me lojtarët e ekipit Kombëtar gjatë stërvitjes
Gara e ardhshme Shqiperi - Liechtenstein Sht 02 Sht 2017 18:00

Recent Comments

    Archives

    Categories

    • No categories

    Meta

    • Log in
    • Entries feed
    • Comments feed
    • WordPress.org

    Lajmet e fundit

    8/10/2026

    UEFA Nations League/ Shqipëri – Finlandë, dalin në shitje biletat për sfidën në “Air Albania”

    UEFA Nations League/ Shqipëri – Finlandë, dalin në shitje biletat për sfidën në “Air Albania”

    UEFA Nations League/ Shqipëri – Finlandë, dalin në shitje biletat për sfidën në “Air Albania”

    Kombëtarja shqiptare rikthehet në “Air Albania” më 12 nëntor, për një nga sfidat më të rëndësishme të saj në UEFA Nations League. Kuqezinjtë do të përballen me Finlandën në orën 20:45, në ndeshjen e parafundit të Grupit C1.

    Federata e Futbollit njofton se biletat për ndeshjen Shqipëri – Finlandë kanë dalë në shitje. Biletat janë të ndara sipas kategorive të përcaktuara për stadiumin “Air Albania”.

    FSHF fton të gjithë tifozët dhe futbolldashësit shqiptarë që të jenë të pranishëm në stadium dhe të mbështesin nga afër Kombëtaren në këtë përballje të rëndësishme.

    Shqipëria kryeson aktualisht Grupin C1 me 9 pikë, ndërsa Bjellorusia dhe Finlanda kanë nga 7 pikë. Sfida e 12 nëntorit pritet të luajë një rol të rëndësishëm në garën për vendin e parë në grup.

    Të gjithë në “Air Albania” për të mbështetur kuqezinjtë!

    Biletat mund t’i gjeni në këtë link:

    Biletat Shqipëri – Finlandë

     

    8/10/2026

    Nisin sot seleksionimet për Përfaqësueset Rajonale, FSHF vijon punën për evidentimin e talenteve në të gjithë vendin

    Nisin sot seleksionimet për Përfaqësueset Rajonale, FSHF vijon punën për evidentimin e talenteve në të gjithë vendin

    Nisin sot seleksionimet për Përfaqësueset Rajonale, FSHF vijon punën për evidentimin e talenteve në të gjithë vendin

    Nisin sot, më 8 tetor, seleksionimet për Përfaqësueset Rajonale, një proces i organizuar nga shoqatat rajonale në bashkëpunim me Drejtorinë Teknike të FSHF-së, që synon evidentimin dhe përzgjedhjen e talenteve të reja në të gjithë Shqipërinë.

    Procesi i seleksionimeve është i vlefshëm për lojtarët e datëlindjeve 2014 dhe 2015 dhe do të zhvillohet në tetë qytete të vendit. Pas ndalesës së parë në Gjirokastër ditën e sotme, seleksionimet do të vijojnë në Durrës, Elbasan, Shkodër, Fier, Lezhë, Korçë dhe Tiranë.

    Kalendari i seleksionimeve:
    * 8 tetor – Gjirokastër
    * 12 tetor – Durrës
    * 13 tetor – Elbasan
    * 14 tetor – Shkodër
    * 15 tetor – Fier
    * 19 tetor – Lezhë
    * 20 tetor – Korçë
    * 21 tetor – Tiranë

    Shoqatat rajonale kanë njoftuar klubet përkatëse dhe kanë ftuar lojtarët e përzgjedhur prej tyre për të marrë pjesë në këtë proces. Seleksionimet do të zhvillohen në bashkëpunim me Drejtorinë Teknike të FSHF-së, ndërsa vlerësimi dhe përzgjedhja e lojtarëve do të kryhen me pjesëmarrjen e trajnerëve të ekipeve kombëtare të caktuar nga Drejtoria Teknike.

    Përmes këtij procesi të koordinuar, FSHF vijon të zgjerojë punën për identifikimin e talenteve të reja, duke krijuar mundësi që lojtarët e moshave të reja të evidentohen dhe të ndjekin rrugëtimin drejt strukturave përfaqësuese.

    7/10/2026

    “Në Shtëpinë e Futbollit”/ Në fokus ecuria e Kombëtares dhe sfidat e radhës në Nations League

    “Në Shtëpinë e Futbollit”/ Në fokus ecuria e Kombëtares dhe sfidat e radhës në Nations League

    “Në Shtëpinë e Futbollit”/ Në fokus ecuria e Kombëtares dhe sfidat e radhës në Nations League

    Emisioni i radhës i “Në Shtëpinë e Futbollit” në FSHF TV u fokusua te Kombëtarja shqiptare, e cila ka mbyllur ndeshjet e muajve shtator dhe tetor në krye të grupit C1 të UEFA Nations League, me 9 pikë pas katër sfidave.

    Nën drejtimin e moderatores Lenida Halilaj, të ftuar në studio ishin gazetari sportiv Alban Xhihani dhe trajneri i futbollit Mirel Josa. Në qendër të diskutimit ishte ecuria e kuqezinjve në katër ndeshjet e para të këtij edicioni, ku Shqipëria ka regjistruar tre fitore, ndërsa u analizuan edhe statistikat e grupit C1.

    Në fokus ishte edhe sfida Shqipëri–San Marino, ku kuqezinjtë triumfuan 2-1, si edhe disfata 2-1 në ndeshjen ndaj Finlandës. U diskutuan në mënyrë të veçantë momentet e rëndësishme të këtyre dy takimeve, përfshirë kartonin e kuq të Etrit Berishës dhe rastin e pretenduar për penallti ndaj Myrto Uzunit.

    Statistikat e katër ndeshjeve tregojnë paraqitjen e Shqipërisë në këtë edicion të Nations League. Kuqezinjtë kanë shënuar 8 gola dhe kanë një pritshmëri golash prej 8.5 xG, ndërsa kanë krijuar 14 raste të pastra shënimi. Në aspektin defensiv, Shqipëria ka pësuar vetëm 3 gola dhe ka një xGA prej 2.2, shifra më e ulët në grup. Gjithashtu, kuqezinjtë kanë një diferencë të pritshme golash prej +6.3 dhe një mesatare prej 5.8 goditjesh në kuadrat për ndeshje.

    Në emision u veçuan edhe paraqitjet individuale të lojtarëve. Ardian Ismajli ka luajtur të katër ndeshjet me minuta të plota, ndërsa Kristjan Asllani ka shënuar tre gola në katër sfida. Në vëmendje ishin edhe lojtarët që kanë spikatur më shumë në këtë seri ndeshjesh, ndërsa Rey Manaj, me golin ndaj San Marinos, ka arritur kuotën e 13 golave me Kombëtaren, duke barazuar Sokol Cikalleshin dhe Ervin Skelën.

    Një hapësirë e veçantë iu kushtua edhe Kombëtares shqiptare të vajzave, e cila të premten do të luajë ndeshjen e parë të play-off-it të Botërorit ndaj Uellsit.

    Në fokus ishte edhe Kombëtarja U-21, e cila barazoi 2-2 në miqësoren ndaj Ukrainës. U diskutua gjithashtu për Kampionatit Europian U-21, ku tashmë janë përcaktuar 12 nga 16 skuadrat pjesëmarrëse në turneun e vitit 2027.

    Emisioni solli edhe zhvillimet më të fundit nga ekipet e tjera kombëtare. Kombëtarja U-19 ka regjistruar dy fitore në dy ndeshjet miqësore ndaj Lituanisë, duke vijuar përgatitjet për aktivitetet e ardhshme.

    Në vëmendje ishte edhe rikthimi i kampionatit “Abissnet Superiore”. Në fundjavë do të luhet java e gjashtë, me një prej sfidave më të rëndësishme të sezonit, derbin e kryeqytetit Partizani–Tirana.

    “Në Shtëpinë e Futbollit” sjell çdo javë në FSHF TV zhvillimet kryesore të futbollit shqiptar, me fokus te Kombëtarja, ekipet kombëtare të moshave, kampionatet kombëtare dhe aktivitetet e projektet e FSHF-së.

    ©2026 FSHF All rights reserved.

    Partnerët tanë

    Sponsor Gjeneral
    Sponsor i transportit ajror
    Sponsor Diamond
    Sponsor Teknik
    Sponsor Gold
    Sponsor Gold
    Sponsorë Zyrtarë
    Sponsor FSHF
    Sponsor Abissnet Superiore
    Sponsor Elite Youth Academy
    • FSHF
      • Asambleja
      • Komiteti Ekzekutiv
      • Struktura Organizative
      • Struktura Organizative
      • Licensimi
      • Rregulloret
      • Trajnime
      • Shoqatat Rajonale
    • Ekipet Kombëtare
      • Kombëtarja
      • Kombëtarja U-21
      • Kombëtarja U-19
      • Kombëtarja U-17
      • Kombëtarja U-15
      • Kombëtarja Futsal
    • Futbolli i femrave
      • Kombëtarja e Vajzave
      • Kombëtarja e Vajzave U-19
      • Kombëtarja e Vajzave U-17
      • Kampionati i Vajzave
      • Kupa e Shqiperise – Femra
    • Kampionatet
      • Abissnet Superiore
      • Kategoria e Parë
      • Kategoria e Dytë A
      • Kategoria e Dytë B
      • Abissnet Superiore U-21
      • Abissnet Superiore U-19
      • Abissnet Superiore U-17
      • Abissnet Superiore U-16
      • Abissnet Superiore U-15
      • Abissnet Superiore U-14
      • Abissnet Superiore U-13
      • Superiore Vajza
      • Play-Off Superiore U-19
      • Play-Out Superiore U-19
      • Play-Off Superiore U-17
      • Play-Out Superiore U-17
      • Kampionati Futsal
      • Kategoria e Tretë
      • Kategoria e Parë U-19
      • Kategoria e Parë U-17
      • Kategoria e Parë C U-17
      • Kategoria e Parë U-15
      • Kategoria e Parë U-14
      • Kategoria e Parë U-13
      • Sunday League-FSHF Gr A
      • Sunday League-FSHF Gr B
    • Kupat
      • Kupa e Shqipërisë
      • U-19
      • U-17
      • Femra
    • Futbolli i fëmijëve
      • Tiranë
      • Durrës
      • Shkodër
      • Elbasan
      • Fier
      • Korçë
      • Lezhë
    • Vendimet
      • Disiplina & Etika
      • Apeli
      • Dhoma e zgjidhjes së konflikteve
    • Garat
      • Renditja
      • Lojtarët
      • Ndeshjet
      • Klubet
      • Trajnerët
      • Ndeshjet Zyrtare
      • Renditja Fairplay
      • Ndeshjet Ndërkombëtare
    • Dyqani
      • Produktet
      • Shporta
      • Llogaria ime
      • Porositë e mia
      • Termat dhe Kushtet
    • Të tjera
      • Arbitrimi
      • Bëhu Arbiter
      • Media Gallery
      • fshf.tv
      • Revista
      • Newsletter
      • Rezultate Live
      • Biletaria online
      • Kontakt
      • Datat e Kurseve
      • Talenti Shqiptar
      • 5×5
    • Tifozët e Kombëtares
      • Regjistrohu
      • Ofertat tona
      • Euro2016
    • Euro2016
      • Lajme
      • Intervista
      • Video
      • Rezidenca “Kuq e Zi”
      • Historiku
    • Adresa: Rr. Liman Kaba, Nd 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tirana, Albania
    • Telefon: +35542 346 601
    • Fax: +35542 346 609
    • Zip code: 1019
    • Email: [email protected]
      Na ndiq:
    © fshf | designed by pik creative | Developed by NMC Soft