Skip to content
  • +355 42 346 601
  • tifozatekombetares@fshf.al
  • Regjistrohu

Federata Shqiptare e Futbollit

  • Federata Shqiptare e Futbollit
  • Klubi Tifozet e Kombetares
  • Fshf.org
  • Klubi Tifozet e Kombetares
  • Ofertat tona
  • Shop
  • Media

Kategori: Foto

News 1

Posted on 28 Dhjetor, 2015 by fanadmin
Posted in Foto703 Comments
Gara e ardhshme Shqiperi - Liechtenstein Sht 02 Sht 2017 18:00

Lajmet e fundit

31/5/2023

Kombëtarja U-15 në provën e radhës/ Luan dy miqësore kundër Maqedonisë së Veriut në qershor

Kombëtarja U-15 në provën e radhës/ Luan dy miqësore kundër Maqedonisë së Veriut në qershor

Kombëtarja U-15 në provën e radhës/ Luan dy miqësore kundër Maqedonisë së Veriut në qershor

Pas turneut “Josip Katalinski Škija” në Bosnje-Hercegovinë, Shqipëria U-15 do të zbresë sërish në fushë për të zhvilluar dy ndeshje miqësore kundër bashkëmoshatarëve të Maqedonisë së Veriut.

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut kanë dakordësuar zhvillimin e këtyre dy takimeve në muajin e ardhshëm, përkatësisht në datat 7 dhe 9 qershor.

Ndeshja e parë e kuqezinjve të vegjël është planifikuar të luhet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, më 7 qershor në ora 17:00, ndërsa takimi i dytë është programuar të luhet dy ditë më vonë, më 9 qershor në stadiumin ‘Elbasan Arena’, në ora 18:00. Kuqezinjtë do të grumbullohen në Pogradec duke nisur nga 4 qershori, ku do të zhvillojnë edhe përgatitjet për miqësoren e parë ndaj Maqedonisë së Veriut, ndërsa për takimin e dytë miqësor, grumbullimin dhe përgatitjet do t’i zhvillojnë në Elbasan. Lista e lojtarëve të grumbulluar do të bëhet me dije në vijim nga trajneri Dama.

Këto dy teste kundër Maqedonisë së Veriut janë një mundësi shumë e mirë për trajnerin Armand Dama dhe stafin teknik të Kombëtares U-15, për të provuar lojtarët më të spikatur të kësaj grupmoshe për të krijuar ekipin më të mirë të mundshëm që do të marrë pjesë në turneun e ardhshëm UEFA Development U-15 që do të zhvillohet në muajin shtator.

Në fakt, muaji qershor do të shohë që të zbresin në fushë edhe Kombëtarja A e Shpresat, që do të marrin pjesë në turne zyrtarë, por edhe Kombëtaret U-17 e U-19 që kanë planifikuar disa ndeshje miqësore.

30/5/2023

Futbolli i vajzave/ Vllaznia mund Apoloninë dhe fiton Kupën e Shqipërisë për herë të 10-të!

Futbolli i vajzave/ Vllaznia mund Apoloninë dhe fiton Kupën e Shqipërisë për herë të 10-të!

Futbolli i vajzave/ Vllaznia mund Apoloninë dhe fiton Kupën e Shqipërisë për herë të 10-të!

Vllaznia për vajza është zyrtarisht skuadra fituese e edicionit të 14-të të Kupës së Shqipërisë, pas fitores 4-1 kundër Apolonisë.

Në finalen e zhvilluar pasditen e sotme në ‘Shtëpinë e Futbollit’, shkodranet siguruan trofeun e 10-të në këtë kompeticion të rëndësishëm. Pjesa e parë ka prodhuar një lojë mjaft interesante, me të dyja skuadrat që kontrollojnë mirë topin dhe tentojnë të gjejnë avantazhin në portat përkatëse.

Të parat që kalojnë në avantazh janë fieraket, me Valentina Trokën, e cila pas një topi të bukur të dhuruar në të djathtë nga Klea Amonikaj gjen golin e parë të këtij takimi të rëndësishëm. 1-0 për Apoloninë në minutën e 14-të të takimit. Nuk stepen as shkodranet nga ana tjetër, që kërkojnë golin e barazimit dhe e gjejnë me Gresa Berishën në minutën e 29-të. Mesfushorja shkodrane provon me një top të fortë nga jashtë zone, duke gjetur rrjetën e Apolonisë dhe duke barazuar shifrat në 1-1.

Shala përmbys rezultatin dhe kalon në epërsi Vllazninë, duke i çuar shifrat në 2-1 në minutën e 41-të të takimit. Pjesa e parë e kësaj finaleje mbyllet me avantazhin e Vllaznisë 2-1, ndërsa po të njëjtat emocione dhe lojë të fortë prodhon edhe fraksioni i dytë i takimit. Gresa Berisha vulos dopietën personale në këtë takim, duke trefishuar edhe rezultatin e kësaj ndeshjeje. Megi Doçi ekzekuton një goditje dënimi, ndërsa Berisha gjendet mirë në zonë, duke shënuar edhe golin e tretë për vajzat kuqeblu.Sakaq, sulmuesja e Vllaznisë, Megi Doçi vulos shifrat në 4-1, pas një ekzekutimi perfekt të një goditjeje dënimi në favor të shkodraneve.

Me rezultatin 4-1 mbyllet kjo finale e 14-të e Kupës së Shqipërisë për vajza, me Vllazninë që shpallet kështu fituese edhe në këtë kompeticion të rëndësishëm të futbollit shqiptar.

Në përfundim të ndeshjes, u zhvillua edhe ceremonia nga Federata e Futbollit, me anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Abdyl Kuriu i cili i dhuroi medaljet dhe Kupën e Shqipërisë vajzave të Vllaznisë.

Me këtë fitore, Vllaznia e vajzave shkon në 10 trofe të fituar në Kupën e Shqipërisë. Finalja e 14-të e Kupës së Shqipërisë u ndoq me mjaft interes nga shumë tifozë të Vllaznisë e Apolonisë, të cilët ishin prezentë në Shtëpinë e Futbollit për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës.

Formacioni i Apolonisë: Hyska (GK), Troka, Iliadhi, Ndoj, Mema, Troka, Levenaj, Hamonikaj, Tukaj, Sesu, Xhindole.

Formacioni i Vllaznisë: Raxhimi (GK), Vuksani, Curraj, Maliqi, Shala, Ramadani, Doci, Berisha, Gjini, Gjergji, Kodra.

30/5/2023

Tjetër risi kuqezi / Pas ekipit U-13, krijohet edhe përfaqësuesja e rajonaleve për moshën U-14

Tjetër risi kuqezi / Pas ekipit U-13, krijohet edhe përfaqësuesja e rajonaleve për moshën U-14

Tjetër risi kuqezi / Pas ekipit U-13, krijohet edhe përfaqësuesja e rajonaleve për moshën U-14

Nis për herë të parë grumbullimin përfaqësuesja e rajonaleve U-14! Pas ekipit U-13 që u mblodh për herë të parë javën e kaluar, tashmë do të seleksionohen edhe më të mirët nga zonat rajonale të Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Fierit, Gjirokastrës, Korçës, Elbasanit dhe Lezhës për vitlindjen 2010.

Trajnerë të kësaj skuadre do të jenë Erion Stavri dhe Oerd Kotja, ndërsa për këtë grumbullim të parë 2-ditor janë ftuar 20 lojtarë. Bëhet fjalë për elementët më të spikatur të kësaj grup-moshe të cilët u evidentuan edhe në turneun e fundit të përfaqësueseve rajonale.

Skuadra do të grumbullohet në Tiranë pasditen e 30 qershorit, ndërsa seancat stërvitore do t’i zhvillojë në fushën e Shtëpisë së Futbollit. Përveç seancave stërvitore skuadra do të ketë edhe një miqësore kundër ekipit përfaqësues rajonal U-14 të Tiranës, që do të luhet ditën e mërkurë duke filluar nga ora 17:30.

Kjo risi vjen pas prezantimit të projektit të ri për përfaqësueset rajonale kombëtare nga Drejtori Teknik të FSHF-së, Fulvio Pea, me objektiv kryesor rritjen e cilësive të futbollistëve shqiptarë që në bazë.

Futbollistët e evidentuar do të krijojnë bazën e përfaqësueseve rajonale në mënyrë që të mbahen në monitorim për të përzgjedhur më pas lojtarët më të mirë për ekipin kombëtar U-15. Gjithashtu, ky seleksionim do të shërbejë edhe për të motivuar lojtarët e rinj që të punojnë më shumë dhe të ndihen të vlerësuar.

Foto Galeri

©2023 FSHF All rights reserved.

Partnerët tanë

Sponsor Teknik
Premium Sponsor
Sponsorë Zyrtarë
  • FSHF
    • Asambleja
    • Komiteti Ekzekutiv
    • Presidenti
    • Struktura Organizative
    • Struktura Organizative
    • Licensimi
    • Rregulloret
    • Trajnime
    • Shoqatat Rajonale
  • Ekipet Kombëtare
    • Kombëtarja
    • Kombëtarja U-21
    • Kombëtarja U-19
    • Kombëtarja U-17
    • Kombëtarja U-15
    • Kombëtarja Futsal
  • Futbolli i femrave
    • Kombëtarja e Femrave
    • Kombëtarja e Femrave U-19
    • Kombëtarja e Femrave U-17
    • Kampionati i Femrave
    • Kupa e Shqiperise – Femra
  • Kampionatet
    • Abissnet Superiore
    • Kategoria e Parë
    • Kategoria e Parë A
    • Kategoria e Parë B
    • Kategoria e Dytë A
    • Kategoria e Dytë B
    • U-21 Superiore
    • U-19 Superiore
    • U-17 Superiore
    • U-15 Superiore
    • U-14 Superiore
    • U-13 Superiore
    • Kampionati Futsal
    • Kategoria e Tretë
    • Kategoria e Parë U-19
    • Kategoria e Parë A U-19
    • Kategoria e Parë B U-19
    • Kategoria e Parë C U-19
    • Kategoria e Parë U-17
    • Kategoria e Parë A U-17
    • Kategoria e Parë B U-17
    • Kategoria e Parë C U-17
    • Kategoria e Parë U-15
    • Kategoria e Parë U-14
    • Kategoria e Parë U-13
  • Kupat
    • Kupa e Shqipërisë
    • U-19
    • U-17
    • Femra
  • Futbolli i fëmijëve
    • Tiranë
    • Durrës
    • Shkodër
    • Elbasan
    • Fier
    • Korçë
    • Lezhë
  • Vendimet
    • Disiplina & Etika
    • Apeli
    • Dhoma e zgjidhjes së konflikteve
  • Garat
    • Renditja
    • Lojtarët
    • Ndeshjet
    • Klubet
    • Trajnerët
    • Ndeshjet Zyrtare
    • Renditja Fairplay
    • Ndeshjet Ndërkombëtare
  • Dyqani
    • Produktet
    • Shporta
    • Llogaria ime
    • Porositë e mia
    • Termat dhe Kushtet
  • Të tjera
    • Media Gallery
    • fshf.tv
    • Revista
    • Newsletter
    • Rezultate Live
    • Biletaria online
    • Kontakt
    • Datat e Kurseve
    • Talenti Shqiptar
    • 5×5
  • Tifozët e Kombëtares
    • Regjistrohu
    • Ofertat tona
    • Euro2016
  • Euro2016
    • Lajme
    • Intervista
    • Video
    • Rezidenca “Kuq e Zi”
    • Historiku
  • Adresa: Rr. Liman Kaba, Nd 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tirana, Albania
  • Telefon: +35542 346 601
  • Fax: +35542 346 609
  • Zip code: 1019
  • Email: info@fshf.al
    Na ndiq:
© fshf | designed by pik creative | Developed by New Media Communications