Skip to content
  • +355 42 346 601
  • tifozatekombetares@fshf.al
  • Regjistrohu

Federata Shqiptare e Futbollit

  • Federata Shqiptare e Futbollit
  • Klubi Tifozet e Kombetares
  • Fshf.org
  • Anëtarësohu në Klubin Tifozët e Kombëtares
  • Ofertat tona
  • Shop
  • Media

Si mund te beheni anëtar i Klubit të Tifozeve?
Harruat fjalekalimin?

Përfitimet e anëtarësimit

Anëtarësimi bazë
Tarifa vjetore: 2,000 Lekë
Përfitimet:

  • Kodi personal unik
  • Newsletter
  • Mundësi e blerjes së 2 biletave (sektorët KAT3) për çdo ndeshje të ekipit Kombëtar A brenda vendit


Anëtarësimi “Silver”
Tarifa vjetore: 5,000 Lekë
Përfitimet:

  • Kodi personal unik
  • Newsletter
  • Mundësi e blerjes së 2 biletave (sektorët KAT2) për çdo ndeshje të ekipit Kombëtar A brenda vendit
  • 5% zbritje në shërbimet e partnerit Infinity Destinations (paketa turistike, transferta transporti rrugor, bileta udhëtimi)
  • 10% zbritje në shërbimin e partnerit Infinity Destinations (makina me qira)
  • 10% zbritje për akomodime në të gjithë hotelet e rrjetit VH HOTELS dhe çdo facilitet shtesë përgjatë akomodimit ( Wellness, Spa dhe Fitness)
  • 15% zbritje në turin e stadiumit “Arena Kombëtare”
  • 5% zbritje në çdo artikull të blerë në FSHF shop


Anëtarësimi “Gold”
Tarifa vjetore: 12,000 Lekë
Përfitimet:

  • Kodi personal unik
  • Newsletter
  • Qasje në përmbajtje ekskluzive
  • Mundësi e blerjes së 4 biletave për çdo ndeshje të ekipit Kombëtar A brenda vendit 
  • 5% zbritje në shërbimet e partnerit Infinity Destinations (paketa turistike, transferta transporti rrugor, bileta udhëtimi)
  • 15% zbritje në shërbimin e partnerit Infinity Destinations (makina me qira)
  • 20% zbritje për akomodime në të gjithë hotelet e rrjetit VH HOTELS  dhe çdo facilitet shtesë përgjatë akomodimit (Wellness, Spa dhe Fitness)
  • 15% zbritje në turin e stadiumit “Arena Kombëtare”
  • 10% zbritje në çdo artikull të blerë në FSHF shop  
  • Mundësia e një turi në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Muzeut 
  • Mundësia e ndjekjes së një stërvitjeje të hapur të ekipit Kombëtar 
  • “Meet and Greet” me lojtarët e ekipit Kombëtar gjatë stërvitjes
Gara e ardhshme Shqiperi - Liechtenstein Sht 02 Sht 2017 18:00

Recent Comments

    Archives

    Categories

    • No categories

    Meta

    • Log in
    • Entries feed
    • Comments feed
    • WordPress.org

    Lajmet e fundit

    26/11/2026

    Kategoria e Parë/ Java e 12-të luhet të premten dhe të shtunën, spikasin Pogradeci – Iliria dhe Flamurtari – Besa

    Kategoria e Parë/ Java e 12-të luhet të premten dhe të shtunën, spikasin Pogradeci – Iliria dhe Flamurtari – Besa

    Kategoria e Parë/ Java e 12-të luhet të premten dhe të shtunën, spikasin Pogradeci – Iliria dhe Flamurtari – Besa

    Kampionati i Kategorisë së Parë vijon këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 12-të, të cilat do të zhvillohen në dy ditë, më 27 dhe 28 nëntor.

    Programi i kësaj jave nis të premten me dy përballje interesante. Në orën 13:30, Pogradeci pret Ilirinë, në një duel mes dy skuadrave që janë në pjesën e sipërme të renditjes, ndërsa në orën 16:00, në Vlorë, Flamurtari përballet me Besën.

    Të shtunën, më 28 nëntor, do të luhen katër ndeshjet e tjera të javës, të gjitha në orën 13:30; Besëlidhja – Kukësi, Oriku – Korabi, Sopoti – Bylis dhe Kastrioti – Burreli.

    Gjashtë përballjet e javës së 12-të do të sjellin një tjetër mundësi për skuadrat që të kërkojnë rezultate pozitive dhe të konsolidojnë pozitat e tyre në kampionat.

    26/11/2026

    Abissnet Superiore/ Java e 13-të nis me Tirana – Skënderbeu, në program edhe katër duele interesante

    Abissnet Superiore/ Java e 13-të nis me Tirana – Skënderbeu, në program edhe katër duele interesante

    Abissnet Superiore/ Java e 13-të nis me Tirana – Skënderbeu, në program edhe katër duele interesante

    Kampionati “Abissnet Superiore” vijon këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 13-të, e cila do të zhvillohet përgjatë tri ditëve, nga e premtja deri të dielën, me pesë përballje interesante.

    Më 27 nëntor, në orën 13:30, Tirana do të presë Skënderbeun në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndërsa në orën 18:30 do të luhet Dinamo City – Partizani, në “Elbasan Arena”.

    Të shtunën, më 28 nëntor, në orën 13:30, Vora do të përballet me Teutën në stadiumin e saj, ndërsa në orën 16:00 Vllaznia do të presë Laçin në stadiumin “Loro Boriçi”.

    Java e 13-të do të mbyllet të dielën, më 29 nëntor, me përballjen Egnatia – AF Elbasani, që do të luhet në orën 18:30 në “Arena Egnatia”.

    Java 13

    Tirana – Skënderbeu, 27.11.2026, 13:30, “Selman Stërmasi”

    Dinamo City – Partizani, 27.11.2026, 18:30, “Elbasan Arena”

    FK Vora – Teuta, 28.11.2026, 13:30, “KF Vora”

    Vllaznia – KF Laçi, 28.11.2026, 16:00, “Loro Boriçi”

    Egnatia – AF Elbasani, 29.11.2026, 18:30, “Arena Egnatia”

    25/11/2026

    Analizë Superiore”/ Java e 12-të e Abissnet Superiore, golat vendimtarë dhe momentet më interesante në fokus

    Analizë Superiore”/ Java e 12-të e Abissnet Superiore, golat vendimtarë dhe momentet më interesante në fokus

    Analizë Superiore”/ Java e 12-të e Abissnet Superiore, golat vendimtarë dhe momentet më interesante në fokus

    Java e 12-të e kampionatit “Abissnet Superiore” kaloi në lupën e “Analizë Superiore”, që transmetohet çdo javë në FSHF TV. Përmes analizës taktike, statistikave dhe pamjeve filmike, Jurgen Zela dhe video-analisti i Federatës së Futbollit, Xhoen Tugu, sollën një këndvështrim interesant të pesë përballjet e kësaj jave.

    Vëmendje fillimisht mori fitorja 1-0 të Skënderbeut ndaj Egnatias, në një ndeshje të vendosur që në minutën e dytë nga Georgios Lagonidis. Në fokus ishte mënyra se si skuadra korçare doli me sukses nga presingu agresiv i kundërshtarit, si dhe organizimi i saj në momentet kur Egnatia luante me një lojtar më pak. U analizuan edhe rastet më të rrezikshme të krijuara gjatë takimit.

    Një tjetër sfidë e trajtuar në detaje ishte Elbasani–Dinamo City, ku verdheblutë triumfuan 1-0 falë golit të Epita­ux në minutën e 85-të. Analiza u ndal te presingu i të dyja skuadrave, mënyra e daljes nga presioni dhe hapësirat e krijuara në fazën sulmuese, duke evidentuar disa prej momenteve më interesante të kësaj përballjeje.

    Në fokus ishte edhe suksesi minimal 1-0 i Teutës ndaj Laçit, me golin e Pedro-s në minutën e 47-të. U analizua aksioni që solli golin e durrsakëve, i ndërtuar pas një kombinimi të mirë ofensiv, si dhe një prej rasteve më të rrezikshme të krijuara nga Laçi në pjesën e dytë nga një goditje standarte.

    Përballja Partizani–Vllaznia, e mbyllur me fitoren 1-0 të shkodranëve, ishte gjithashtu pjesë e analizës. Goli i Balajt nga pika e penalltisë në minutën e 57-të vendosi fatin e takimit, ndërsa vëmendja u përqendrua te daljet e Vllaznisë nga presingu dhe organizimi i Partizanit në fazën mbrojtëse dhe në kundërsulme.

    Episodi u plotësua me analizën e barazimit pa gola mes Vorës dhe Tiranës. Në këtë sfidë u evidentuan qarkullimi i mirë i topit nga bardheblutë dhe rasti i krijuar nga Hazrollaj, si dhe kundërsulmi i Vorës pas një rivënieje anësore, që për pak sa nuk u finalizua me gol.

    “Analizë Superiore” vijon të sjellë çdo javë në FSHF TV një këndvështrim më të thelluar mbi kampionatin “Abissnet Superiore”, përmes analizës profesionale, statistikave dhe interpretimit taktik të momenteve më të rëndësishme të ndeshjeve.

    ©2026 FSHF All rights reserved.