Skip to content
  • +355 42 346 601
  • [email protected]
  • Regjistrohu

Federata Shqiptare e Futbollit

  • Federata Shqiptare e Futbollit
  • Klubi Tifozet e Kombetares
  • Fshf.org
  • Klubi Tifozet e Kombetares
  • Ofertat tona
  • Shop
  • Media
  • Regjistrohuni
  • Hyni
Harruat fjalekalimin?

Benefitet e anetareve (tre nivele)

Free Member
Jo Card
Rregjistrim ne Database te FSHF-se
Newsletter te rregullt me info mbi te rejat rreth kombetares, futbollit shqiptar, ofertat ne dyqanin zyrtar, etj.

Official Member (anetaresimi = 1.500/sezon)
Karte anetaresimi baze
Rregjistrim ne database te FSHF-se
Newsletter te rregullt me info mbi te rejat rreth kombetares, futbollit shqiptar, ofertat ne dyqanin zyrtar, etj.
Bilete e garantuar per ndeshjet zyrtare Euro/Fifa qualifiers
Bilete e garantuar per ndeshjet e Shqiperise per Euro2016 me aplikim ne Uefa*
Bilete me cmim preferencial me 10- 25% zbritje ne ndeshjet miqesore te Kombetareve Shqiptare
Cmime preferenciale me 5% -10% zbritje ne dyqanin zyrtar te Fshf-se
Cmime ekskluzive 15% per blerjet ne diten/javen e ditelindjes**
Special prices per paketat e fundvitit (sipas ofertave te dedikuara te FSHF)
+
Se shpejti:
Cmime preferenziale ne blerjet e produkteve dhe sherbimeve te sponsoreve te FSHF-se
__________________________________________________________
*prioritet pas anetareve Gold member
** aplikohet per blerjet deri ne 20.000 leke

Gold Member (15.000 leke/sezon)
Karte anetaresimi Gold
Rregjistrim ne Database
Newsletter me info rregullisht mbi te rejat, ofertat, etj
Karte Krediti Kuqezi Union Bank*
Bluze e Re Ekskluzive e Kombetares per edizionin Euro2016, e personalizuar me emer sipas kerkeses
Bilete e garantuar per ndeshjet zyrtare Euro/Fifa qualifiers te Kombetares Shqiptare me akses ne Tribunat Kryesore te stadiumit
Bilete e garantuar per ndeshjet e Kombetares Shqiptare per Euro2016 me aplikim ne Uefa**
Bilete me cmim preferencial me 25- 50% zbritje ne ndeshjet miqesore te Kombetareve Shqiptare
Cmime preferenciale me 20% zbritje ne dyqanin zyrtar te Fshf-se
Cmime ekskluzive 25% per blerjet ne diten/javen e ditelindjes***
Cmime preferenciale per paketat e fundvitit ne dyqanin e FSHF-se (aplokihet ne momentin kur ofertat jane aktive )

Ftesa per evente te dedikuara per anetaret me lojtare dhe staf te kombetares
Akses ekskluziv ne seanca stervitore te Kombetares

Se shpejti:
Cmime preferenziale ne blerjet e produkteve dhe sherbimeve te sponsoreve te FSHF-se
____________________________________________________________
*per saktesim se shpejti sipas kushteve te Union Bank
**Anetaret Gold kane prioritet mbi cdo aplikim tjeter
*** aplikohet per blerjet deri ne 20.000 leke

Gara e ardhshme Shqiperi - Liechtenstein Sht 02 Sht 2017 18:00

Lajmet e fundit

23/5/2022

Presidenti Duka, intervistë për televizionin shtetëror holandez: Ndihemi krenarë për këtë event

Presidenti Duka, intervistë për televizionin shtetëror holandez: Ndihemi krenarë për këtë event

Presidenti Duka, intervistë për televizionin shtetëror holandez: Ndihemi krenarë për këtë event

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dhënë së fundmi një intervistë për Televizionin Shtetëror Holandez, NOS, ku ka folur në lidhje me eventin më madhështor futbollistik që do të zhvillohet më 25 maj në stadiumin “Air Albania”, finalja e Conference League.
Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar ka treguar për median holandeze se sa krenarë ndihen shqiptarët për organizimin e një eventi të tillë.

“Për shumë arsye, vërtetë duhet të ndihemi krenarë për organizimin e një eventi të tillë kaq të rëndësishëm në Tiranë. Shqipëria asnjëherë nuk ka pritur një event të nivelit të tillë, por edhe sepse kjo është një ndeshje historike për herë të parë. Tani përpara finales, vërtetë jam shumë i zënë, jo vetëm unë, por e gjithë Federata Shqiptare e Futbollit madje edhe shumë institucione të tjera në Tiranë janë të zëna me organizimin e finales” – thotë Presidenti Duka, teksa i pyetur me shaka nëse fle i qetë para një eventi të tillë, përgjigjet jo. “Nuk është e thjeshtë të flesh i qetë para një eventi të tillë, sepse pa dyshim që përgjegjësia është shumë e madhe dhe duke pasur këtë përgjegjësi, pa dyshim që ekzistojnë prokupimi se mos diçka shkon keq” – vijon numri një i futbollit shqiptar.

Në fund të intervistës për televizionin holandez, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit nuk ngurron të falënderojë UEFA-n që i besoi FSHF-së një finale të tillë, teksa garanton të gjithë njerëzit që do të vijnë në Tiranë që do të kalojnë mjaft mirë. “Do të doja t’i falënderoja ata që na kanë besuar organizimin e kësaj finaleje në Tiranë, UEFA-n, Komitetin Ekzekutiv, Presidentin Ceferin, sepse shumë janë skeptikë. Pse një finale në Tiranë sepse Shqipëria është një vend i vogël apo një vend që nuk ka organizuar evente të tilla. Edhe njëherë do të doja t’i falënderoja ato dhe t’i garantoja të gjtihë ata që do të vijnë në Tiranë që do të kalojnë tre ditë shumë të bukura dhe do të kënaqen me Tiranën. Do të kënaqen sepse shqiptarët janë vërtetë një popull mikpritës dhe do të presin shumë mirë, qoftë tifozët e Feyenoord, qoftë ata të Romës dhe gjithkënd” – përfundon Armand Duka.

23/5/2022

Duka për “Corriere dello Sport”: Nga finalja UEFA Conference League fiton e gjithë Shqipëria

Duka për “Corriere dello Sport”: Nga finalja UEFA Conference League fiton e gjithë Shqipëria

Duka për “Corriere dello Sport”: Nga finalja UEFA Conference League fiton e gjithë Shqipëria

Trofeu i UEFA Conference League ka mbërritur në Tiranë dhe emocioni i shqiptarëve rritet, ndërkohë që Federata Shqiptare e Futbolli po përgatitet për organizimin e këtij eventi historik si partner zyrtar i UEFA-s për finalen ndërkombëtare. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një intervistën për gazetën prestigjioze italiane “Corriere dello Sport” shprehet se pritja e një finaleje të UEFA-s në vendin tonë është një rezultat i shkëlqyer përsa i përket imazhit të Shqipërisë.

Nën drejtimin e tij, futbolli shqiptar ka arritur një kualifikim historik në finalet e Kampionatit Evropian “Francë 2016” dhe tashmë ka edhe një stadium modern, Arena Kombëtare, që do të presë ndeshjen e madhe, AS Roma-Feyenoord.

Më poshtë, intervista e plotë e Presidenti Duka për gazetën italiane:

 

– President, si është atmosfera në qytetin e Tiranës për finalen?

– Ne të gjithë jemi vërtetë të emocionuar. Kjo ndeshje për ne ka nisur që para një viti, me inspektimet e ekspertëve të UEFA-s. E gjithë Shqipëria do të ketë mundësinë të përfitojë nga pritja e një eventi të këtij niveli.

– Si arritët të bindnit UEFA-n që t’ju japë finalen?

– Ne kishim tentuar më parë të merrnim organizimin e Superkupës së Evropës. Në përpjekjen e dytë ia dolëm mbanë.

– Megjithatë, stadiumi është i vogël. Ka pasur pakënaqësi nga tifozët…

– E vërtetë, është i vogël, por është një xhevahir i vërtetë. Edhe përfaqësuesit e klubit të Romës, kur erdhën për ta vizituar u befasuan nga ambientet që të ofron ky impiant. Fatkeqësisht nuk do të ketë vend për të gjithë.

– Duket se një problem tjetër është rritja e çmimeve të hoteleve dhe apartamenteve me qira, me anulime që bëhen me qëllimin për të fituar sa më shumë para.

– Kjo historia e anulimeve të rezervimeve mua më duket si një legjendë urbane. Nga ana tjetër, për çmimet e kuptoj: nëse shkon në Paris për finalen e Champions League ose në Milano për panairet, ndodh e njëjta gjë.

– UEFA ka shpërndarë shumicën e biletave të finales për publikun shqiptar.

– Në fakt ky është një avantazh për Romën, sepse shumë shqiptarë kanë blerë bileta për miqtë e tyre italianë.

– Pra, edhe ju do të bëni tifo për Romën apo jo?

– Sigurisht. Madje, që nga fillimi i edicionit të UEFA Conferenca League. Shpresoj të jetë klubi italian që të fitojë trofeun, ndonëse finalet nuk janë kurrë të parashikueshme. Mjafton të shikojmë se çfarë ndodhi në finalen e Europa League, Eintracht-Rangers. Por Murinjo ka lojtarin më të fortë.

– Cilin?

– Kumbullën, sigurisht. Shpresoj që ai të luajë në këtë finale, është një nga shtyllat e Kombëtares sonë.

– Të ndalemi pak te futbolli shqiptar, cila është arsyeja që prej dhjetë vitesh keni zgjedhur vetëm trajnerë italianë për Kombëtaren?

– Sepse janë të disiplinuar, shumë të përgatitur në aspektin taktik dhe e njohin mirë mentalitetin tonë. Me ta gjithashtu nuk kemi as problemin e gjuhës.

– Pra, do të vazhdoni përpara me Edi Rejën?

– Sigurisht. Ai ka besimin tonë. Është për të ardhur keq nuk u kualifikuam për shumë pak në play-off-in e Kupës së Botës: na penalizoi ajo humbje ndaj Polonisë.

– Në Itali ka një grup të madh futbollistësh shqiptarë që duket se kanë një perspektivë të mirë.

– Tashmë po, por nuk më habit kjo. Në vendin tuaj janë 130 mijë shqiptarë që luajnë futboll, një shifër e ngjashme me ata që luajnë këtu në Shqipëri.

– A ka ndonjë talent shqiptar që pret të shpërthejë?

– Armando Broja, sulmues i Çelsit i vitlindjes 2001. Ai tashmë ka treguar aftësi të shkëlqyera në Sauthemptonin, ku është në huazim dhe tashmë po shënon edhe me kombëtaren shqiptare.

 

 

23/5/2022

Finalja e Conference League, vullnetarët tregojnë eksperiencën: Kënaqësi që jemi pjesë e këtij eventi!

Finalja e Conference League, vullnetarët tregojnë eksperiencën: Kënaqësi që jemi pjesë e këtij eventi!

Finalja e Conference League, vullnetarët tregojnë eksperiencën: Kënaqësi që jemi pjesë e këtij eventi!

Federata Shqiptare e Futbollit ka siguruar pjesëmarrjen e 400 vullnetarëve për finalen e Conference League që do të luhet mes Romës dhe Feyenoord në stadiumin “Air Albania” më 25 maj. Vullnetarët të cilët do të kenë detyra të ndryshme në këtë event, që nga akreditimi, siguria, ceremonia e ndeshjes, venue logistic etj. janë pozicionuar tashmë në vendet e tyre, teksa që prej ditës së diel kanë nisur trajnimet intensive me stafin e trajnuar nga FSHF dhe vetë trajnues të UEFA-s.

Dy prej vullnetarëve në këtë finale, Bjorni Lila dhe Fatjon Hoxha, të cilët angazhohen për herë të parë në një punë vullnetare tregojnë për fshf.org eksperiencën e tyre deri më tani. Për Bjorni Lilën, kjo është një eksperiencë mjaft e mirë, duke vlerësuar edhe natyrën e kompeticionit, teksa thekson se merr kënaqësi nga kjo punë.

“Kjo është një eksperiencë shumë e mirë dhe e rëndësishme për mua, pasi është një kompeticion shumë i madh dhe është hera e parë që zhvillohet në Tiranë. Përgatitjet i kemi nisur që ditën e diel, me datë 15. Është një organizim super i madh. Kanë ardhur të gjithë zyrtarët e UEFA-s, nga vende të ndryshme të botës, Gjermania, Italia, Greqia, një shumëllojshmëri kulturash.

Kjo është hera ime e parë që bëj një punë vullnetare dhe është kënaqësi që marr pjesë në këtë event kaq të madh. Trajnimet janë intensive, pasi vijmë në orën 9 dhe mund të largohemi në orën 7 të pasdites, por nuk e ndjen shumë lodhjen, pasi është kënaqësi që merr pjesë për UEFA-n” – thotë Lila.

Edhe Fatjon Hoxha, maturant në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” e konsideron pjesëmarrjen në këtë event si një nga eksperiencat e tij më të bukura deri më tani, ndërsa vlerëson edhe pritjen dhe komunikimin me koordinatorin e grupit dhe të gjithë koordinatorët e UEFA-s.

“Është hera ime e parë që aktivizohem si vullnetar në një event kaq madhështor, jo vetëm për mua, por për të gjithë Tiranën. Dhe mund të them që deri tani, është një nga eksperiencat më të bukura. Trajnimet tona me UEFA-n kanë nisur që në datën 15, dhjetë ditë para ndeshjes dhe kanë qenë disa nga trajnimet më intensive. Kemi pasur shumë mirëkuptime me koordinatorët e UEFA-s dhe jo vetëm me koordinatorin e grupit tonë, ku ne përfaqësojmë Venue Logistic, por edhe me të gjithë degët e tjera të stadiumit. Për mendimin tim, kjo eksperiencë vlen shumë, edhe për faktin se në fund të eventit ne marrim një letër rekomandimi nga FSHF dhe UEFA dhe mund të na ndihmojë shumë për Universitetin dhe pse jo edhe për aktivitete të tjera futbollistike. Nga e diela e përgatitjeve që ne na dukej vetja si të huaj në stadium, ndihemi shumë të mikpritur, shumë komunikues me stafin e UEFA-s. Na bëjnë pyetje edhe jashtë pune, pse jo edhe për t’u njohur” – thotë Hoxha për fshf.org.

Foto Galeri

©2022 FSHF All rights reserved.

Partnerët tanë

Sponsor Teknik
Premium Sponsor
Sponsorë Zyrtarë
  • FSHF
    • Asambleja
    • Komiteti Ekzekutiv
    • Presidenti
    • Struktura Organizative
    • Struktura Organizative
    • Licensimi
    • Rregulloret
    • Trajnime
    • Shoqatat Rajonale
  • Ekipet Kombëtare
    • Kombëtarja
    • Kombëtarja U-21
    • Kombëtarja U-19
    • Kombëtarja U-17
    • Kombëtarja U-15
    • Kombëtarja Futsal
  • Futbolli i femrave
    • Kombëtarja e Femrave
    • Kombëtarja e Femrave U-19
    • Kombëtarja e Femrave U-17
    • Kampionati i Femrave
    • Kupa e Femrave
  • Kampionatet
    • Abissnet Superiore
    • Kategoria e Parë
    • Kategoria e Parë A
    • Kategoria e Parë B
    • Kategoria e Dytë A
    • Kategoria e Dytë B
    • U-21 Superiore
    • U-19 Superiore Grupi A
    • U-19 Superiore Grupi B
    • U-17 Superiore Grupi A
    • U-17 Superiore Grupi B
    • U-15 Superiore Grupi A
    • U-15 Superiore Grupi B
    • U-13 Superiore Grupi A
    • U-13 Superiore Grupi B
    • Kampionati Futsal
    • Kategoria e Tretë
    • Kategoria e Parë A U-19
    • Kategoria e Parë B U-19
    • Kategoria e Parë C U-19
    • Kategoria e Parë A U-17
    • Kategoria e Parë B U-17
    • Kategoria e Parë C U-17
  • Kupat
    • Kupa e Shqipërisë
    • U-19
    • U-17
    • Femra
  • Futbolli i fëmijëve
    • Tiranë
    • Durrës
    • Shkodër
    • Elbasan
    • Fier
    • Korçë
    • Lezhë
  • Vendimet
    • Disiplina & Etika
    • Apeli
    • Dhoma e zgjidhjes së konflikteve
  • Garat
    • Renditja
    • Lojtarët
    • Ndeshjet
    • Klubet
    • Trajnerët
    • Ndeshjet Zyrtare
    • Renditja Fairplay
    • Ndeshjet Ndërkombëtare
  • Dyqani
    • Produktet
    • Shporta
    • Llogaria ime
    • Porositë e mia
    • Termat dhe Kushtet
  • Të tjera
    • Media Gallery
    • fshf.tv
    • Revista
    • Newsletter
    • Rezultate Live
    • Biletaria online
    • Kontakt
    • Datat e Kurseve
    • Talenti Shqiptar
    • 5×5
  • Tifozët e Kombëtares
    • Regjistrohu
    • Ofertat tona
    • Euro2016
  • Euro2016
    • Lajme
    • Intervista
    • Video
    • Rezidenca “Kuq e Zi”
    • Historiku
  • Adresa: Rr. Liman Kaba, Nd 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tirana, Albania
  • Telefon: +35542 346 601
  • Fax: +35542 346 609
  • Zip code: 1019
  • Email: [email protected]
    Na ndiq:
© fshf | designed by pik creative | Developed by New Media Communications